Pse të bëheni zhvillues web-i?

Një web faqe e dizajnuar bukur nuk është e mjaftueshme e as e nevojshme nëse po e njëjta nuk është funksionale. Prandaj, zhvilluesit e web-it kujdesen që përdoruesit të dinë të lundrojnë në një faqe interneti dhe ta shijojnë atë.

Me zhvillimin e marketingut digjital pothuajse secila kompani ka nevojë për një web faqe interneti për të informuar audiencën e saj, dhe jo vetëm.

Me zhvillimin e marketingut digjital pothuajse secila kompani ka nevojë për një web faqe interneti për të informuar audiencën e saj, dhe jo vetëm.

1. Punë e sigurtë

Zhvillimi i teknologjisë nuk e rrezikon karrierën në fushën e zhvillimit të web-it, përkundrazi ky profesion vazhdon të jetë edhe më i kërkuar. Kësisoji nevojiten më shumë zhvillues web-i për t’i përmbushur kërkesat e tregut të punës.

2. Gamë e gjerë e mundësive për karrierë

Të jesh zhvillues web-i nuk do të thotë të ndalosh veten e të merresh vetëm me zhvillim të aplikacioneve apo krijimit të web faqeve. Shkathtësitë e një zhvillues web-i lehtësisht mund të përdoren edhe në profesione të tjera si: zhvillues të lojërave, specialist i SEO, UX designer, hulumtues apo menaxher i përmbajtjes së web-it.

3. Pagë konkurruese

Kompanitë janë të gatshme të paguajnë më shumë zhvilluesit e web-it, të cilët janë të gatshëm të kthejnë në realitet imagjinatën e tyre. Përderisa jeni të ceritifikuar në këtë profesion dhe keni shkathtësitë e nevojshme për të bërë këtë punë, atëherë ju mund të fitoni më shumë sesa mendoni.

4. Rrisni kreativitetin

Ndonëse janë web dizajnerët ata që kujdesen që kjo faqe interneti të duket bukur, duhet që edhe ju të jeni kreativ për të bashkëpunuar me ta. Prandaj, mund të përfitoni nga përvoja e tyre dhe të shtoni kreativitetin tuaj.

5. Përmirësimi i aftësisë së mendimit kritik

Zhvilluesit e webit duhet gjithashtu të jenë zgjidhës të problemeve. Ka raste që gjatë punës tuaj të hasni në ndonjë incident hakerimi. Prandaj, për të zgjidhur probleme të tilla duhet që të keni mendim kritik.

6. Mundësia për të punuar nga shtëpia

Shumë kompani, veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, ofrojnë mundësi për punë nga shtëpia. Gjithashtu, ju mund të punoni si i pavarur (freelancer). Në këtë profesion nuk ka rëndësi se ku ndodheni, ju mund të realizoni detyrat e kërkuara përderisa keni internet të fortë dhe një laptop për të kryer punën.

Si të bëheni zhvillues web-i?

Ekzistojnë akademi që mbajnë trajnime në këtë fushë. Njëra ndër to është PBC Academy, e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe e licensuar nga MAShTI. Karrierën në këtë drejtim mund ta nisni duke ndjekur trajnimin: https://pbc.academy/Trainings/TrainingWeb.

Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare
Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare

Lajme të tjera

AirQuality2
Women1
TETE_Students