Si ta parandaloni humbjen e të dhënave? Njihuni me metodat kryesore

Imagjinoni sikur keni humbur telefonin apo ua kanë vjedhur atë ose sikur kompjuteri juaj nuk është më funksional. Për një moment të gjitha të dhënat tuaja apo gjërat që ju sjellin kujtime zhduken. Që kjo të mos shndërrohet në realitet është jetike të kujdeseni për të dhënat tuaja.

31 Marsi njihet si Dita e Kopjeve Rezervë të dokumenteve, në të cilën bëhet thirrje për vetëdijesimin për humbjen e të dhënave. Një kopje rezervë (backup) është një kopje e të gjitha dokumenteve të rëndësishme si: fotografitë dhe videot familjare, emailat edhe dokumentet tjera, në një vend të sigurt. Vend i sigurt nuk cilësohet telefoni apo kompjuteri.

Pse duhet t’i bëj kopje dokumentet e mija?

Një aksident i vogël mund të shkaktojë humbjen e gjërave tua më të rëndësishme. World Backup Day ka nxjerrë disa statistika rreth të dhënave.

  • 21% e përdoruesve nuk kanë bërë kurrë një kopje rezervë
  • 113 telefona humbin ose vidhen çdo ditë
  • 29% e rasteve të humbjes së të dhënave janë shkaktuar aksidentalisht
  • 21% e përdoruesve i kanë kompjuterët e tyre të infektuar

Mënyrat për mbrojtjen e të dhënave

Ekzistojnë disa mënyra konkrete për ruajtjen e të dhënave përmes kopjeve rezervë. Në këtë artikull po i sjellim mënyrat e rekomanduara nga platforma World Backup Day.

1. Shërbimet online për kopje rezervë

Për ruajtjen e të dhënave, mbajtja e kopjes rezervë në cloud është alternativë e mirë dhe e sigurt në vend të një hard disku të jashtëm apo ndonjë USB. Kjo për shkak se këto të fundit mund të humbasin apo dëmtohen. Përparësia e ruajtjes në cloud është se ajo është e qasshme në çdo kohë dhe në çdo vend.

Për sa i përket sigurisë në kopjet rezervë në cloud, duhet t’i kushtohet vëmendje e madhe qasjes dhe sigurisë.

Shumë nga kompanitë e mëposhtme ofrojnë disa GB hapësirë falas në internet:

  • MEGA – 20 GB falas
  • pCloud – 5 GB falas
  • pCloud – 5 GB falas
  • OneDrive – 5 GB falas
  • Google Cloud – 15 GB falas
2. Përmes hard diskut të jashtëm

Hard disqet e jashtme përdoren për ruajtjen e të dhënave dhe kopjeve rezervë të dokumenteve të kompjuterit. Mangësia më e madhe e kësaj mënyre është se ato mund të prishen apo të humbasin.

Ndërsa përparësia më e madhe konsiderohet se është fakti se hapësira e ruajtjes së këtyre disqeve blihet vetëm një herë.

Këtë mund ta gjeni në dyqanet e internetit që shesin pajisje të tjera elektrike. Ju mund të blini disqe të jashtme nga platformat si: Amazon.com dhe BestBuy.

3. Përmes telefonave të mençur

A e dini se gjatë kopjes rezervë në telefona të mençur, për shembull në iPhone, 9 nga 10 fotografitë ruhen në iCloud-in tuaj, por jo ndonjë kopje rezervë. Në rast të vjedhjes apo humbjes së tij, ju do të humbisni gjithçka që keni menduar se ruhet.

Për të zgjidhur këtë problem mund të përdorni mënyra të tjera të ruajtjes së kopjeve, sidomos për dokumentet e rëndësishme.

  • MEGA – 20 GB falas
  • pCloud – 5 GB falas
  • Apple iCloud – 5 GB falas (për sistemet Android)
  • OneDrive – 5 GB falas
  • Google Cloud – 15 GB falas (për sistemet IoS)
4. Metodat tjera

Natyrisht ka më shumë metoda për të bërë kopje rezervë. Disa prej tyre janë:

  • Rezervimi i kopjeve përmes USB-së
  • Rezervimi i kopjeve përmes Whatsapp

Aktivitetet që shënohen për çdo vit më 31 Mars, na kujtojnë të bëjmë kopje të shumta të thesareve tona digjitale, sepse në të kundërtën rrezikojmë t’i humbim të gjitha përgjithmonë.

Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare
Shpërndaje artikullin në

<p”>

FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare

Lajme të tjera

TETE1
Women1
LecturesTETE-1