Dita Ndërkombëtare e Vajzave në STEM – PBCA tash e dy muaj trajnon falas rreth 30 vajza

Më 11 Shkurt në tërë botën organizohen aktivitete për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të vajzave dhe grave në fushat e Shkencave, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Mekanikës (STEM). Aktivitetet synojnë përfshirjen e tyre në këto fusha.

“You totally can!” është motoja me të cilën akademia numër një në vend për teknologji, PBC Academy, ka shënuar këtë ditë bashkë me vajzat që janë pjesë e programit #TÈTÈ. Ato u kanë bërë thirrje të gjitha vajzave që dëshirojnë të studiojnë për shkencë dhe teknologji, të mos hezitojnë ta bëjnë këtë.

Përmes këtij programi, PBCA u ka mundësuar 27 vajzave të trajnohen falas për inxhinieri softuerike. Inxhinieret e ardhshme, bashkë me pjesën tjetër të djemve, tash e dy muaj kanë filluar programin intensiv gjashtë mujor, i cili do t’u sigurojë edhe punësimin në kompaninë PBC dhe kompani të tjera partnere.

Përfshirja e grave në STEM

Prezenca e vajzave dhe grave në shkenca, veçanërisht në fushën e Teknologjisë së Informacionit vazhdon të jetë e ulët. Megjithatë, bazuar në hulumtimet e organizatave, përqindja sa vjen e shtohet më shumë.

“Hendeku gjinor në Evropë në STEM është veçanërisht i gjerë në teknologjitë e informacionit dhe komunikimit. Arritja e barazisë gjinore në arsimin STEM mund të shtojë deri në 1.2 milion vende pune dhe 610-820 miliardë euro në PBB-në e Evropës deri në vitin 2050” , thuhet në një artikull të Këshillit Britanik në Kosovë.

Në kompanitë me renome botërore si Google, Apple, Facebook dhe Microsoft, sipas Këshillit britanik në Kosovë përqindja e grave në numrin e përgjithshëm të të punësuarve është rreth 23 për qind.

Ndërsa, rreth 17 për qind e të punësuarve në sektorin e IT në Kosovë janë gra.

Në përgjithësi në nivelin botëror, hendeku gjinor sa vjen e zvogëlohet. Sipas, organizatës jo qeveritare STEM Women, që nga viti 2015 numri i grave në këto fusha është rritur nga 22,020 në 24,705 sa kanë qenë në vitin 2019.

Në listën e siguruar nga Statista, me përqindjen më të madhe të grave të punësuara në STEM prin Gjeorgjia me 55.6%. Pas saj radhitet Mongolia me 52.6%.

Në vitin 2015, Kombet e Bashkuara shpallën 11 Shkurtin si Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë.

Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare
Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare

Lajme të tjera

TETE_Students
d72919ce-29a1-42ac-a232-32a1ecd8d3e3
BackupDay