10 gratë që lanë gjurmë në historinë e teknologjisë

Mjetet teknologjike që shfrytëzohen në përditshmërinë tonë janë meritë edhe e grave, historitë e së cilave mund të jenë inspiruese për vajza dhe gra të tjera. Bazuar në studimin e psikologes Penelope Lockwood mbi modelet e roleve gjinore, për shkak se gratë përballen me stereotipe negative që lidhen me aftësitë e tyre në vendin e punës, ato përfitojnë nga të pasurit modele të forta grash që kanë kaluar barrierat gjinore. I njëjti studim thotë se burrat nuk kanë domosdoshmërisht nevojën e njëjtë për shembuj të së njëjtës gjini.

Prandaj, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas po sjellim sukseset e 10 nga shumë gratë në historinë e teknologjisë, disa prej të cilave janë publikuar në Women in Tech.

1. Ada Lovelace (1815-1852)

“Profeti i epokës së kompjuterit” është epiteti që i është dhënë Ada Lovelace. Ajo lindi në vitin 1815 në Londër dhe u shkollua në shtëpi nga nëna e saj dhe disa mësues.

Ada ka qenë matematiciente angleze. Ajo ka bërë historinë duke qenë personi i parë që është marrë me programim. Pra, algoritmi i parë është shkruar nga ajo.

Tash e sa kohë konsiderohet si ndër gratë më të fuqishme në fushën e teknologjisë. Madje, për nder të kontributit të saj dhe për të festuar arritjet e grave në STEM, e martja e dytë e çdo tetori i dedikohet Ditës së Ava Lovelace.

2. Grace Hopper (1906 – 1992)

Grace Murray Hopper njihet për matematiciente, shkencëtare dhe ushtare amerikane. Pasi fitoi doktoratën në matematikë në 1934, ajo dha mësim për dy vjet në Kolegjin Vassar dhe më vonë u regjistrua në Rezervën e Marinës në ’43.

Ndonëse nuk i plotësonte standardet fizike për shkak të shtatit të saj të vogël, gjenialiteti i saj i ofroi një vend në Marinë. Ajo bëri historinë duke qenë faktor thelbësor në programimin e COBOL, gjuhë që përdoret edhe sot. Po ashtu, gjurmët e saj i la edhe në emërtimin e termit bug, për përcaktimin e mosfunksionimit të një kompjuteri dhe operacioneve korrigjuese të lidhura me to.

3. Hedy Lamarr (1914–2000)

Që një grua mund të jetë e zonja në film dhe në teknologji e ka dëshmuar Hedy Lamarr. Ajo ishte yll filmi dhe aktorja e parë që doli nudo në skenë. Përtej kësaj, së bashku me George Antheil ajo zhvilloi një sistem të ri komunikimi me qëllim të udhëheqjes së silurëve drejt objektivave të tyre në luftë. Shpikja e tyre u patentua në SHBA.

Përmes saj, ajo kontribuoi vendosmërisht në disfatën e nazistëve dhe kjo shpikje është bazë e të gjitha teknologjive të komunikimit pa telefon që ne i përdorim sot, nga Wi-Fi në Gps.

4. Annie Easley (1933 – 2011)

Programuese, shkencëtare dhe avokate për barazi në vendin e punës janë profesionet e njërës nga gratë më të etura për dije, Annie Easley. Karrierën e saj e nisi në NACA (NASA e dikurshme). Përgjegjësia e saj ishin llogaritjet duke zëvendësuar kompjuterët. Pas zëvendësimit të njerëzve me makinat kompjuterike, ajo zgjeroi aftësitë e saj dhe u bë programuese.

Dashuria për dije nuk i mbaroi asnjëherë. Ajo u kthye përsëri në shkollë, por kësaj radhe për të marrë diplomë në matematikë. Ndërsa, profesion tjetër kishte edhe pozitën e këshilltares për mundësi të barabarta punësimi duke trajtuar çështjet e diskriminimit gjinor, racor dhe atij të moshës.

5. Mary Wilkes

Mary ka lindur në Çikago në vitin 1937. Ishte një programuese kompjuterike dhe dizajnere. Kontributi i saj ishte kryesisht i fokusuar në kompjuterin LINC, i cili konsiderohet si kompjuteri i parë personal në histori. Duke qenë anëtare e ekipit të zhvillimit, ajo shkroi softuerin e sistemit, duke përfshirë sistemin operativ interaktiv LAP6 për LINC.

Pasi dizajnoi dhe zhvilloi këtë kompjuter, ajo vazhdoi të ndiqte ëndrrën tjetër të saj, atë të avokates. Mendimi kritik, shkathtësia e zgjedhjes së problemeve dhe kreativiteti që e përcollën gjatë karrierës së saj si programuese, e ndihmuan atë të bëjë edhe më mirë punën e avokates.

6. Adele Goldberg (1945)

Shkencëtarja tjetër e famshme kompjuterike amerikane është Adele Goldberg. Ajo përfundoi studimet bachelor në matematikë, ato për shkenca kompjuterike në master dhe doktoratën në shkencat e informacionit.

Ndonëse është ndarë nga jeta tash e sa kohë, kontributi i saj vazhdon të jetë i pranishëm. Bashkë me Alan Kay ajo zhvilloi gjuhën programues Smalltalk. Ajo fitoi çmimin për arritjet jetësore nga PC Magazine, në vitin 1990.

7. Radia Perlman (1951 – )

“Nëna e çelësave” është epiteti që mban Radia Perlman, një teknike e famshme kompjuterike. Ajo lindi në vitin 1951. Pasi diplomoi në matematikë dhe doktoroi në shkenca kompjuterike në Institutin Prestigjioz të Teknologjisë Masaçusets (MIT), ajo dha kontributin e pashoq në zhvillimin e kompjuterit, pa të cilin sot nuk do të kishim internetin që e kemi.

Ndër veprat më të mëdha të saj, është edhe krijimi i algoritmit thelbësor për rrjetëzim (STP).

8. Katherine Johnson (1918-2020)

Matematikante, fizikante dhe jo vetëm ishte Katherine Johnson, e cila kontribuoi në NASA me llogaritjet e saj për fluturimin e njeriut në Hënë. Pjesë e NASA’s Langley Research Center ishte nga viti 1953 deri në 1986.

Kontributi i saj u shpërblyes me Medaljen e Lirisë, nderin më të lartë civil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin ia dha presidenti atëhershëm i SHBA-ve, Barack Obama. Historia e saj frymëzuese u tregua në filmin “Hidden Figures”, i prodhuar në vitin 2016.

9. Karen Jones (1935 – 2007)

Ishte filozofe dhe historian, për të cilat studio në Kolegjin Grinton në Cambridgeshire nga viti 1953 deri në 1956.

Kontributi i saj në teknologji veçohet në rikthimin e informacionit (IR) dhe prezantimin e termit IDF, i cili u është përshtatur sistemeve moderne si makinave të kërkimit të web.

10. Elizabeth Feinler

Personi i parë në familjen e saj që ndoqi studimet universitare ishte Elizabeth Feinler. Ajo lindi në vitin 1931 në Virxhinia Perëndimore. Derisa studioi biokiminë në studimet doktorale në Kolegjin Shtetëror të Lirisë së Perëndimit, zbuloi pasionin e saj për mbledhjen e të dhënave. Kjo u bë shkak që të ndërprente doktoratën dhe të vazhdonte drejtoreshë në Qendrën e Sistemeve të Informacionit të Rrjetit në Institutin Kërkimor Stanford.

Ndihma që ofroi në këtë institut e bëri të njohur njërën nga gratë më të fuqishme në teknologji. Madje, meritat për “dot coms”, “dot nets” dhe “dot govs” i takojnë tërësisht asaj.

Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare
Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare

Lajme të tjera

Facetimer
d72919ce-29a1-42ac-a232-32a1ecd8d3e3
Most_Wanted_Professions