Grupi i dytë i #TÈTÈ ka nisur trajnimet, studentët shprehën entuziast për programin dhe mundësinë e punësimit

Mejremja dhe Blendi janë dy nga studentët e grupit të radhës të programit #TÈTÈ që për gjashtë muaj do të trajnohen falas për inxhinieri softuerike. Ndonëse të dy vijojnë studimet universitare për këtë fushë, ata thonë se ky trajnim, për dallim nga universiteti, fokusohet në punën praktike, kërkesat e tregut dhe iu ndihmon atyre në plotësimin e mangësive profesionale të tyre.

“Aktivitetet e PBC Academy i kam përcjell qe një kohë të gjatë dhe meqë është shkollë e fokusuar kah fusha ku unë dëshiroj të punoj, kam zgjedhur programin #TÈTÈ për të më ndihmuar në zgjerimin e aftësive të mia universitare dhe për të më ofruar një vend pune”, ka thënë Mejremje Halilaj.

Pritjet e saj për këtë trajnim janë të mëdha. I një mendje me të është edhe kolegu i saj, Blend Duraj, i cili thotë se mezi ka pritur të nis trajnimin dhe të mësoj më shumë për profesonin e ardhshëm të tij.

“Shumë persona ma kanë rekomanduar PBC Academy dhe pas hulumtimit tim e kam parë që është akademi serioze. Ajo çka e dallon këtë trajnim nga trajnimet tjera është përgatitja për tregun e punës si dhe mundësia e punësimit të menjëhershëm”, u shpreh Blendi.

Që syllabusi i këtij programi u është përshtatur kërkesave të tregut e konfirmon edhe ligjëruesi i këtij grupi, Arbër Kadriu.

“Trajnimet e këtij projekti do të jenë për Full Stack, me fokus në gjuhët programuese C# dhe .NET, gjuhë të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e web faqeve. Trajnimet nisin nga proceset bazike e deri te zhvillimi i web-it”, ka shpjeguar Kadriu.

Qëllimi i këtij programi, sipas drejtorit të PBC Academy, Adriatik Olloni, është krijimi i kuadrove të punës dhe punësimi i të gjithë atyre që arrijnë rezultatet e pritura.

#TÈTÈ është një mundësi e artë për punësim për të gjithë ata të rinj që posedojnë shkathtësitë e nevojshme për këtë profesion. Studentët do të aftësohen për dy drejtime: për njohuritë në teknologjinë informative, konkretisht në drejtimin që e ofron ky program dhe për logjikën e programimit”, ka thënë Olloni.

Në këtë program kanë aplikuar mbi 900 të rinj, të cilët u janë nënshtruar testimeve për t’u bërë pjesë e programit. Të pranuarit në këtë program, pas përfundimit të suksesshëm do të punësohen në kompaninë PBC dhe kompanitë tjera partnere.

Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare
Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare

Lajme të tjera

LecturesTETE-1
d184de22-872c-4c3c-b7a2-2d7032028a73
AirQuality2