QUALITY ASSURANCE ENGINEER
Në kuadër të këtij trajnimi studentët do të mësojnë për teknikat themelore të sigurimit të cilësisë për projekte nga fusha e inxhinierisë softuerike – duke mos u kufizuar vetëm në zhvillimin e softuerit por duke përfshi edhe organizimin, monitorimin dhe sigurimin e cilësisë në përgjithësi në projekte konkrete.
Në këtë trajnim studentet do të mësojnë mbi aktivitet që sigurojnë një nivel të dëshiruar të cilësisë gjatë zhvillimit të softuerit, shpërndarjes së produkteve dhe të shërbimeve softuerike për tu siguruar që ato ti plotësojë standardet e kompanisë përpara transferimit në një fazë më të avancuar.
Trajnim është i ndarë në tri pjesë, dhe atë si vijon: pjesa e parë, fillon me proceset e Quality Assurance sipas ISTQB, dhe kjo pjesë shërben si hyrje në principet themelore të testimit. Pjesa e dytë, vazhdon në thellimin e koncepteve, metodave dhe strukturës së procesit të automatizimit të proceseve, ku studentët do ti inkorporojnë aplikacionet e testimit me të dhënat nga data baza dhe ti krahasojnë në User Interface. Pjesa e tretë, do të vazhdojë me shpjegimin e detajuar mbi CI/CD dhe si të krijojnë përkufizimin që do të ekzekutojë raste testimi automatik. Trajnimi përfshinë udhëzues, mjete praktike, si dhe ndihmon në të menduarit kritik se si të përballemi me sfida të brendshme dhe të jashtme.
Përfitimet
Me përfundimin e këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që ti aplikojnë masa efikase për sigurimin e cilësisë dhe të testimit automatik, të aplikojnë standarde dhe koncepte të ndryshme për planifikimin dhe zbatimin e strategjive për menaxhimin e cilësisë në projekte nga inxhinieria softuerike.
Profilet e preferueshme:
- Software developers
- Testers
- DevOps
- Systems operators dhe të gjithë te interesuarit për konceptet dhe mjetet inxhinierike të aplikimit të performancës
Kohëzgjatja
45 ore
Çmimi
199€