JAVA PROGRAMMING

Trajnim mbi teknikat bazë të zhvillimit të aplikacioneve duke përdorur gjuhën programuese Java.

Përshkrimi

Pjesa e parë - fillon me instalimin e ambientit zhvillues dhe kjo pjesë shërben si hyrje për kompjuterët, Internetin, dhe zhvillimin e aplikacioneve me Java duke shpjeguar klasat, objektet, metodat dhe kontrollat. Poashtu në këtë kapitull do të shpjegohen edhe algoritmet dhe pseudo kodi.
Pjesa e dytë - vazhdon me thellimin e koncepteve, metodave dhe strukturës së të dhënave dhe funksioneve nga Java. Vektorët dhe listat e lidhura janë pjesë po ashtu të javës së dytë.
Pjesa e tretë - fokusohet deri në detaje të koncepteve të programimit të orientuar në objekte (POO) si trashëgimia, polimorfizmi dhe ndërfaqet (interfaces), pastaj vazhdon përjashtimet (exceptions) dhe ndërfaqen grafike (GUI).
Pjesa e katërt - do të shpjegohen tema të avancuara si: "strings" karakteret, operacionet me "files", "threads" dhe paralelizmi dhe në fund edhe operacionet me bazën relacionale të shënimeve.

Gjatë trajnimeve studentëve do t’iu ligjërohet, me shembuj praktik, për:

  • Introduction to Computers, Internet and Java
  • Introduction to Classes, Objects, Methods and Strings
  • Control Statements
  • Methods: A Deeper Look
  • Arrays and Array Lists.
  • Classes and Objects: A Deeper Look
  • OOP: Inheritance and Polymorphism
  • Interfaces & Exception Handling
  • GUI Components
  • String builders and Files
  • Concurrency
  • Accessing Databases with JDBC

Çka përfitoni nga ky trajnim?

  • Me përfundimin e kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje të zhvilloj një formë të pavarur aplikacione (të bazuara në “command line” me GUI dhe të integruara në shfletues të Internetit – applets), duke shkruar kodin në gjuhen programuese Java dhe integruar edhe libraritë (funksionet) e gatshme të Java-së.

Kush mund të jetë pjesë e trajnimit?

  • Personat me njohuri elementare të punës me kompjuter
  • Personat me njohuri elementare të gjuhës angleze
Rezervo

Kohëzgjatja

45 ore

Çmimi

199€