PBC Academy ua mundëson praktikën në programim 50 nxënësve të SHML “Gjin Gazulli”

PBC Academy vazhdimisht po punon me përkushtim të lartë drejt përmbushjes së misionit të vet për të kontribuar në edukimin dhe aftësimin e të rinjve në fushën e TIK, si dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Kësaj radhe, PBC Academy ka hapur dyert për t’ua mundësuar marrjen njohurive praktike bazë në fushën e programimit, 50 nxënësve të SHML “Gjin Gazulli” nga Prishtina.

Secili nxënës që është pjesë e praktikës do ta ketë mundësinë të marrë njohuri praktike në mënyrë individuale nga profesionistë të fushës së programimit, në një ambient shumë profesional dhe të përshtatshëm të PBC Academy.

“Pjesa praktike është e domosdoshme për nxënësit e në veçanti krijimi i shprehisë së punës, andaj jam shume falënderuese për PBC Academy që na ka dhënë këtë mundësi kaq të mirë pa asnjë kusht”, u shpreh Valbona Gashi-Dragusha, profesoreshë në SHML “Gjin Gazulli”.

Nxënësit e klasave të 12-ta të kësaj shkolle për 8 javë rresht do të kenë mundësinë të marrin njohuri praktike bazë në fushën e programimit. Organizimi i praktikës është mundësuar falë nënshkrimit të marrëveshjes javë më parë mes PBC Academy dhe SHML “Gjin Gazulli” në Prishtinë.

PBC Academy do të vazhdojë edhe me projekte të tjera për aftësimin e të rinjve.

Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare
Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare

Lajme të tjera

CyberBlog
AcademyFalas
GreenCity2