Mundësi ideale për maturantë – trajnim falas në fushën e teknologjisë informative
A je maturant dhe dëshiron të nisësh një karrierë në fushën e teknologjisë informative? Nëse po, ky artikull është për ty.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur konkurs për subvencionim të trajnimeve në fushën e teknologjisë informative për 2000 maturantë.
Çka përfshin subvencionimi?
Vlera e kuponit është 600 euro, ku shuma prej 200 euro ndahet për mbulimin e shpenzimeve indirekte (transporti, ushqimi). 300 euro ndahen për rimbursimin e shpenzimeve direkte (pagesa për regjistrimin e kursit), ndërsa 100 euro ekzekutohen pas përfundimit me sukses të trajnimit dhe marrjes së certifikatës.
Kush ka të drejtë aplikimi?
Të gjithë nxënësit të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës dhe nxënës të rregullt në arsimin formal publik në klasën e XII për vitin shkollor 2021/2022. Ndërsa kriteri për të fituar kuponë për kurse të trajnimit në fushën e Teknologjisë informative është nota mesatare e suksesit nga dëftesa e klasës XI.
Si bëhet aplikimi?
Aplikimi bëhet online përmes platformës eKosova. Nëse keni problem me aplikimin, PBC Academy është e gatshme t’ju ndihmojë. Mund të na kontaktoni në rrjetet tona sociale, në emailin: [email protected] apo në numrin: 038 605 555.
Çka pas përfitimit të kuptonit?
Nëse jeni përfitues të këtij kuponi mund të aplikoni në PBC Academy në njërin nga trajnimet. Kjo akademi, si shkollë e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe e licensuar nga MAShTI për zhvillues softueri, ofron këto trajnime:
- Siguri kibernetike
- Intelegjencë artificiale
- Telefona të mençur (iOS & Andoid)
- Zhvillues për web
- Inxhinieri softuerike
Afati i fundit për aplikim është deri më 9 dhjetor 2021.