JAVA PROGRAMMING
Trajnim mbi teknikat bazë të zhvillimit të aplikacioneve duke përdorur gjuhën programuese Java.
Përshkrimi
Pjesa e parë - fillon me instalimin e ambientit zhvillues dhe kjo pjesë shërben si hyrje për kompjuterët, Internetin, dhe zhvillimin e aplikacioneve me Java duke shpjeguar klasat, objektet, metodat dhe kontrollat. Poashtu në këtë kapitull do të shpjegohen edhe algoritmet dhe pseudo kodi.
Pjesa e dytë - vazhdon me thellimin e koncepteve, metodave dhe strukturës së të dhënave dhe funksioneve nga Java. Vektorët dhe listat e lidhura janë pjesë po ashtu të javës së dytë.
Pjesa e tretë - fokusohet deri në detaje të koncepteve të programimit të orientuar në objekte (POO) si trashëgimia, polimorfizmi dhe ndërfaqet (interfaces), pastaj vazhdon përjashtimet (exceptions) dhe ndërfaqen grafike (GUI).
Pjesa e katërt - do të shpjegohen tema të avancuara si: "strings" karakteret, operacionet me "files", "threads" dhe paralelizmi dhe në fund edhe operacionet me bazën relacionale të shënimeve.
Gjatë trajnimeve studentëve do t’iu ligjërohet, me shembuj praktik, për:
- Introduction to Computers, Internet and Java
 - Introduction to Classes, Objects, Methods and Strings
 - Control Statements
 - Methods: A Deeper Look
 - Arrays and Array Lists.
 - Classes and Objects: A Deeper Look
 - OOP: Inheritance and Polymorphism
 - Interfaces & Exception Handling
 - GUI Components
 - String builders and Files
 - Concurrency
 - Accessing Databases with JDBC
 
Çka përfitoni nga ky trajnim?
- Me përfundimin e kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje të zhvilloj një formë të pavarur aplikacione (të bazuara në “command line” me GUI dhe të integruara në shfletues të Internetit – applets), duke shkruar kodin në gjuhen programuese Java dhe integruar edhe libraritë (funksionet) e gatshme të Java-së.
 
Kush mund të jetë pjesë e trajnimit?
- Personat me njohuri elementare të punës me kompjuter
 - Personat me njohuri elementare të gjuhës angleze
 

