TÈTÈ, programi që po përgatitë rreth 70 inxhinierë softuerik për tregun e punës së Kosovës dhe Evropës

Tash e tre muaj sallat e PBC Academy janë shndërruar në qendër trajnimesh për rreth 70 të rinj që kanë vendosur të ndjekin rrugëtimin për inxhinieri softuerike në kuadër të programit TÈTÈ.

Pasioni për kodim, dëshira për të mësuar gjëra të reja e nevoja për një vend pune i ka bërë bashkë këta të rinj të vendeve të ndryshme e me shkollim paraprak të ndryshëm.

Pasi me sukses kanë mbaruar modulet: #C basic dhe #C advanced, ata kanë nisur modulin e radhës për Front End. Gërshetimi i teorisë dhe punës praktike është ajo që e karakterizon këtë program.

Lir Ballata, student i këtij programi i cili vijon studimet për shkenca kompjuterike në një kolegj privat tregon pse e ka zgjedhur këtë program.

“Kurrikula e përgatitur nga PBC Academy është e mrekullueshme sepse përmban edhe front end edhe back end. Po ashtu periudha e gjatë e programit bën që të mos ligjërohen vetëm konceptet bazike por të hyjmë edhe me thellë në botën e programimit faktik. TÈTÈ dallon nga fakulteti sepse është më i orientuar kah tregu i punës”, ka thënë Liri.

Foto: Lir Ballata, student

Edhe Urata Sadiku ka të njëjtin mendim. Ajo thotë se njohuritë e marra në këtë akademi nuk mund të mësohen individualisht përmes videove në Youtube apo platforma të mësimit nga distanca.

“Kam provuar të mësoj vet programimin por nuk kam mundur të zhvillohem. Jam në përfundim të studimeve bachelor për shkenca kompjuterike dhe kam ndjekur trajnime të shumta, por ky program është i veçantë sepse na mundëson edhe trajnimin dhe punën praktike në një vend” , ka thënë ajo.

Që të dy janë të lumtur që gjatë trajnimeve në PBC Academy merren me zhvillimin e softuerëve real. Kjo iu ndihmon shumë që në tregun e punës të futen të përgatitur mirë dhe me përvojën e nevojshme.

Foto: Urata Sadiku, studente

Studentja tjetër, Albulena Merovci tha se ndjehet me fat që është pjesë e PBC Academy.

“Unë kam përfunduar studimet për shkenca kompjuterike, por pa njohuritë që po i marr në këtë program nuk do të mund të punësohesha apo të filloja praktikën në ndonjë kompani. Njohuritë e reja që i kam marr dhe mundësia për punë praktike është e veçanta e këtij trajnimi”, ka thënë Albulena.

Foto: Albulena Merovci, studente

Pjesëmarrësve të këtij programi u kanë mbetur përfundimi i tri moduleve për të shndritur në tregun e punës.

Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare
Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare

Lajme të tjera

d184de22-872c-4c3c-b7a2-2d7032028a73
AirQuality2
WebAndApp_Developer