Blerim Rexha, Ph.D.
Blerim Rexha ka mbi 25 vjet përvojë në fushën e inxhinierisë kompjuterike. Ai ligjëron disa lëndë në Universitetin e Prishtinës që nga viti 2007. Ai mbaroi studimet e doktoratës në Universitetin Teknik të Vjenës në 2004, dhe gjatë studimeve universitare ishte student i dalluar i Universitetit të Prishtinës. Prof. Dr. Rexha ka dhënë mësim edhe në Universitetin Amerikan të Kosovës. Ai është një mysafir i shpeshtë në konferenca shkencore dhe është i ftuar vazhdimisht nga universitete ndërkombëtare për të paraqitur gjetjet nga puna e tij kërkimore.
Prof. Dr. Rexha ka mbi 50 punime të botuara shkencore. Prof. Dr. Rexha ka zhvilluar dhe zotëron autorësinë e patentës me titull "Method for transmitting protected information to a plurality of recipients", në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prof. Dr. Rexha ka punuar për shumë vite në Siemens AG, në njësinë "Program and System Engineering" gjatë qëndrimit të tij 11-vjeçar në Vjenë, Austri.